Site icon Telegrafi

Nuk do të zgjedhen artistë kombëtar në Maqedoni, deputetët shfuqizojnë ligjin

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë kanë vendosur të shfuqizohet Ligji për artist kombëtar, çmim që siguronte mjete përgjithmonë, me vlerë prej dy rrogave mujore për artistin.

Ligji do të vlejë për pesë nga gjashtë fituesit e këtij çmimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej vitit 2011 ky çmim është ndarë për: Simon Tërpçeski, Milço Mançevski, Esma Rexhepova, Boris Trajanov, Ana Durlovskit dhe Nikola Madzirov.

Zv.ministri i Kulturës, Vlladimir Lazkocski, tha se për pesë artistët fitues të çmimit të cilët janë gjallë, për vitin 2017 janë nevojitur mjete prej 4 milionë denarëve nga buxheti i shtetit, ose për çdo njërin prej tyre nga 66.300 denarë bruto në muaj./Telegrafi/

Exit mobile version