Në këtë video do të shihni reagimin e një nëne kur i biri i thotë se nuk do të votojë më 8 nëntor, për presidente Hillary Clinton.
Në momentin që djali i thotë të ëmës se nuk do të votojë me rastin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ajo e kërcënon duke i thënë se duhet të votojë pasi në të kundërt do të ketë pasoja.
Nëna: Ti duhet të votosh, madje dhe do e fotografosh votën. Nëse nuk do të votosh për Hillary Clinton.
Djali: Po nëse nuk do të votoj çfarë do të ndodhë?
Nëna: Do të ketë një problem në këtë shtëpi. Dio të sekuestroj telefonin dhe çelësat e makinës tënde.
Në këtë moment djali qesh me të madhe, ndërsa e ëma i thotë se e ka shumë seriozisht, transmeton shekulli.
Djali: Nuk do të votoj as për Trump por as për Clinton-in.
Nëna: Mos voto për një budalla që nuk e di që nuk e di që është një luftë në Siri.
Djali: Po sikur të mos votoj?
Nëna: Jo, ti duhet të bësh detyrën tënde si qytetar amerikan.
Videoja është publikuar në internet dhe është bërë menjëherë virale.