Telegrafi

Nuk do të udhëtojnë për në Amerikë – Xavi u ka bërë me dije pesë lojtarëve të largohen nga Barcelona

Barcelona tashmë ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë  ndeshjeve para-sezonale në Amerikë.

Xavi tashmë ka lëshuar listën me futbollistët e ftuar, por aty janë edhe disa prej atyre që nuk janë të dëshiruar.

Neto, Martin Braithwaite, Oscar Mingueza, Riqui Puig dhe Samuel Umtit, janë lojtarët që nuk janë përfshirë në listën për në Amerikë.

Lexo po ashtu Barcelona publikon listën e lojtarëve që udhëtojnë në Amerikë - por ka shumë befasi

Gazeta spanjolle  Sport  ka raportuar se Xavi është aq i etur për t’i hequr ata nga regjistri, pasi ai i konsideroi të gjithë të tepërt në planet e tij.

Ka pasur disa fjalë se Puig, i cili është lojtarë që ka dalë nga akademia, La Masia, mund të nënshkruajë një marrëveshje të re në Camp Nou, por duket se do ta largojnë atë.

Një tjetër largim pritet të jetë edhe Frenkie de Jong, por që ka udhëtuar me skuadrën. /Telegrafi/