Site icon Telegrafi

Nuk do të transmetohet episodi ku një aktor i bardhë e portretizon Michael Jacksonin (Video)

Pas reagimeve të shumta për rolin e Joseph Fiennes në serialin “Urban Myths”, produksioni televiziv britanik Sky Arts ka vendosur që të mos e transmetojë episodin, në të cilin aktori luan rolin e Michael Jackson.

Që nga momenti kur u bë e ditur se ikona e ndjerë e muzikës do të portretizohej nga një aktor i bardhë, fansat shprehën pakënaqësinë e tyre, ndërsa kur u publikua paraqitja e shkurtër në javën e kaluar – shpërthyen reagimet.

Lexo po ashtu Si të ishte binjaku i tij: Iraniani ka ngjashmëri të madhe me Michael Jackson (Foto)

Ideja që një i bardhë ta luajë rolin e Jackson nuk i ka pëlqyer as familjes së Mbretit të muzikës pop, njofton Telegrafi.

“Jam shumë e lënduar, me siguri se shumë njerëz ndihen kështu. Sinqerisht, kjo më bën të vjell”, ka shkruar vajza e këngëtarit, Paris Jackson, në Twitter.

Në njoftimin e Sky Arts thuhet se e tërheq episodin për shkak të shqetësimit që ka shprehur familja e Jackson.

“Ubran Myths” është një serial që flet për legjendat, si Michael Jackson, Elizabeth Taylor (që e luan Stockard Channing) e Marlon Brando (i portretizuar nga Brian Cox). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wQzxdjHJi9E

Exit mobile version