Site icon Telegrafi

“Nuk do të shtrenjtohen pikëpagesat në Maqedoni”

Drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”, Zoran Kitanov duke u përgjigjur në pyetjen rreth mundësisë së shtrenjtimit të pikëpagesave deklaroi se asnjë pikëpagesë nuk do të shtrenjtohet.

“Nuk ka asnjë rritje, ka ulje të çmimeve. Për 10 ditët e ardhshme do t’i lëshojmë pikëpagesat elektronike nga korridori 10. Secili do të përdor kartelë, do të ketë bonus varësisht prej shumës. Posaçërisht për kamionët”, tha Kitanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai vërtetoi edhe një herë se pikëpagesë do të ketë në Smokvicë duke sqaruar se si gjithkund në botë pagesa e autostradës bëhet në mënyra të ndryshme.

“Çmimet tona janë më të ulëta në rajon. Pasi të mbarojnë këto ndërtimi për 5-6-7 vite, mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Paratë nga pikëpagesat i përdorim për këtë, për qytetarët”, tha Kitanov./Telegrafi/

Exit mobile version