Cole Palmer mori vlerësime të larta nga kapiteni i tij i skuadrës Reece James pas fitores emocionuese të Chelseat 3-2 kundër Nottingham Forest.
Palmer luajti një rol vendimtar duke asistuar golin e hershëm të Mykhailo Mudryk. Pavarësisht se Forest kaloi në epërsi me golin e Willy Boly dhe goditjen e Callum Hudson-Odoi në pjesën e dytë, Chelsea arriti të marrë tre pikë pas një rikthimi të jashtëzakonshëm.
Asistimi i Cole Palmer në këtë lojë sjell kontributin e tij total në 31 gola në Ligën Premier këtë sezon, duke e bërë atë të barabartë në me Ollie Watkins të Aston Villas.
Pas ndeshjes kapiteni i Chelseat, Reece James tha se Palmer është një nga futbollistët më të mirë në botë.
“Cole Palmer është një nga më të mirët në botë, mendoj personalisht. Në City ai nuk luajti aq sa donte, por ai ka ardhur këtu dhe ka shfrytëzuar rastin me te dyja duart”, deklaroi Reece James.
Palmer, i cili qëndroi pranë James gjatë këtyre komenteve, tha se i vije mirë që dëgjon këto fjalë, por nuk do të shkonte kaq larg.
“Nuk do të shkoja aq larg. Por është mirë të dëgjosh. Është gjithçka e re për mua. Ky është sezoni im i parë që luaj siç duhet në ligë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe tani fokusohemi te tjetra”.
Reece James:"Cole Palmer is one of the best Player in the world" Reece knows ball 👏
[@SkySportsPL] #Chelsea #CFC pic.twitter.com/imUWB1raOY
— 8🇦🇷 (@PeakEnz0) May 11, 2024
Palmer i bashkohet një grupi elitar si lojtari i katërt në historinë e Ligës Premier që ka shënuar 20 ose më shumë gola dhe ka dhënë 10 ose më shumë asistime në sezonin e tij debutues për një klub.
Ai e ndan këtë nder të dalluar me Andrew Cole, i cili e arriti atë me Newcastle United në 1993-94, Jurgen Klinsmann, i cili e bëri atë me Tottenham në 1994-95 dhe Mohamed Salah në sezonin 2017-18 me Liverpool. /Telegrafi/