Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve nd NP “Rrugët shtetërore” nuk do ta rrisin çmimin në pikëpagesat e Maqedonisë së Veriut.
Ata shtojnë se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në rajon që nuk do t’i shtrenjtojë pikë pagesat.
“Mjetet e mbledhura do të investohen për realizimin e projekteve infrastrukture edhe atë në ndërtimin e Korridorit 8 hde 10 si dhe në pjesët tjera të autostradave prej 190 kilometra dhe në ndërtim të rrugëve të shpejta prej 64 kilometra”, thuhet në njoftim.
Nga MTL theksojnë se sipas analizave fillestare, çmimet për ndërtim në infrastrukturë janë rritur nga 30 deri në 55 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetin e NP “Rrugët shtetërore”./Telegrafi/