Site icon Telegrafi

Land Rover më nuk do ta prodhojë modelin Defender

Ditëve të fundit, është përfolur se kompania Land Rover do ta vejë në prodhim gjeneratën e re të modelit Defender.

Por, zëdhënësi i kompanisë i ka shuar këta zëra njëherë e përgjithmonë, duke konfirmuar se kjo makinë i përket të kaluarës dhe se më ‘nuk do të ngjallet’, transmeton Telegrafi.

Sunday Times raporton se kompania nuk ka plane për ta rikthyer ‘mbrojtësin’ dhe se është duke punuar në projekte tjera.

“Defender mbetet ikona e kompanisë sonë, që nuk do të kthehet më kurrë. Dhe, nuk do t’i japim dikujt të drejtën për ta prodhuar”, ka thënë zëdhënësi i Land Rover.

Mësohet se kompania britanike, është duke punuar në disa modele, për të cilat nuk ka dhënë detaje. /Telegrafi/

Exit mobile version