Site icon Telegrafi

Nuk do të prodhohen kartela të reja shëndetësore në Maqedoni?

Nuk ka më kartela shëndetësore elektronike për qytetarët pasi që firma që i ka përgatitur e ka ndërprerë punën e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Nova Tv, firma ”Indicius”, firmë si motër e ”AKD” nga Kroacia, që e fitoi tenderin për përpunimin e këtyre kartelave, i ka mbyllur dyert e saj. ”AKD” nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Burime për këtë televizion thonë se ende nuk ka ndonjë firmë tjetër që do të merret me përpunimin e kartelave. Megjithëse deri tash, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë kanë siguruar kartela të këtilla, nuk dihet se kush do t’i përgatitë kartelat e reja për femijët e porsalindur, apo ndonjë qytetari që ende nuk ka siguruar një të tillë. Tender të ri nuk ka ende./Telegrafi/

Exit mobile version