Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi vendosi të mos ngrit procedurë kundër TVAlfa për diskriminim në baza etnike në emisionin “Milenko Nedellkovski Show” i emetuar më 27.01.2018.
Në përgjigje është nënshkruar kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski, i cili konsiderohet si apologji e qeverisë së kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mendimin e Komisionit të dorëzuar në Agjencinë për Shërbime Mediatike thuhet se emisioni i Milenkos është projekt i pavarur dhe se televizioni para fillimit të emisionit është distancuar nga qëndrimet e autorëve.
Nga Komisioni e rekomandojnë televizionin që t’i njoftojnë gazetarët, redaktorët dhe drejtuesit e emisioneve për rregullat e Kushtetutës, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes./Telegrafi/