Site icon Telegrafi

”Nuk do të lejojmë askënd të sjell vendime pa dëgjuar zërin tonë” (Video)

Qytetarë të Karposhit, sot janë mbledhur për nënshkrimin e peticionit për referendum kundër ndërtimit të kampit për migrantët në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqdoni.

Ata u shprehën para medias se nuk do të lejojnë që të sillen vendime pa dëgjuar zërin e qytetarëve për çështje të tilla të dhimbshme dhe se askush nuk guxon ta shkelë vullnetin e popullit dhe me vetëvetiu të vendosë në emër të qytetarëve.

”Mos luani me fatin tonë dhe të fëmijëve tanë. Kërkojmë që për këtë çështje të vendosim ne populli, të dalim në referendum dhe në mënyrë demokratike të tregohet qëndrimi i tyre. Qytetarë të Karposhit, zgjohuni, përderisa nuk është vonë. Bëhet fjalë për fatin e fëmijëve tanë, por edhe tuajin”, tha një qytetare e Karposhit.

Ndërtimi i kampit të emigrantëve në Karposh, sipas tyre, do të shkaktojë pasoja katastrofale, që gjeneratat e ardhshme asnjëherë nuk do të na falin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Up3YYfkBsLg

Exit mobile version