Site icon Telegrafi

Nuk do të ketë zëvendësime në jurinë e “The Voice of Albania”, Bojken Lako është vetëm i ftuar (Foto)

Spektakli i njohur “The Voice of Albania” është në fazën e betejave.

Të gjithë konkurrentët e spektaklit po konkurrojnë me njëri-tjetrin për të fituar biletën e netëve live.

Shumë e komentuar vazhdon të jetë edhe juria e spektaklit, të cilët shfaqen çdo javë e më të freskët.

Një fotografi e publikuar nga Bojken Lako sot (e premte) në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në një nga karriget e jurisë, teksa shumë prej komentuesve pyesnin se çfarë ka ndodhur, dhe a është Bojkeni zëvendësim i një nga anëtarëve të tjerë.

Por në fakt kjo gjë del të jetë e pavërtetë! Burime të Telegrafit shumë pranë spektaklit bëjnë të ditur se juria e spektaklit do të mbetet e njëjtë.

Ajo çfarë ka ndryshuar në natën e sotme, është se të katër anëtarët e jurisë kanë ftuar nga një mik të tyre në spektakël, të cilët do të ndjekin nga afër performancat e konkurrentëve nga katër skuadrat.

Këngëtari Bojken Lako është i ftuari i Rona Nishliu, Genti Lakon e ka ftuar Xuxi, Alban Skënderaj ka ftuar Gent Rrushin, gjersa Besa një kompozitor shumë të njohur, emri i së cilit mbetet surprizë nga spektakli.

Se cilat do të jenë surprizat tjera që do t’i ofrojë “The Voice of Albania” në fazën e betejave, mbetet të shihet…/Telegrafi/

Bojken Lako vetëm i ftuar në “The Voice of Albania”.
Exit mobile version