Site icon Telegrafi

Nuk do të ketë ulje të dënimit për sulmuesin e Sheqerinskës

Pançe Angellov, personi i cili më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë sulmoi deputeten e atëhershme, tani ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska duke e kapur për flokë, iu refuzua kërkesa për ulje të dënimit nga ana e Gjykatës së Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai do të mbetet me aktgjykimin që iu shqiptua, pra duhet të vuaj dënim prej 4 vjet burg, pasi që Gjykata e Apleit nuk i pranoi argumentet ligjore të mbrojtjes së tij.

Angellov dhe mbrojtja e tij në seancë publike në Gjykatën e Apelit më 16 janar kërkuan që gjykata të rishqyrtojë vendimin dhe të shqiptojë dënim më të ulët ose dënim me kusht./Telegrafi/

Exit mobile version