Shoqëria konçesionare, ka njoftuar të gjithë përdoruesit e Rrugës së Kombit (Autostrada Milot – Morinë) se nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë pagesë apo taksë shtesë në sheshin e pagesave (Sheshi i Pagesës së Tarifës së Autostradës Milot – Morinë).
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor do të vazhdojnë të kryejnë pagesat sikurse deri më sot, pa asnjë ndryshim, sipas kategorisë së mjeteve të parashikuara në Kontratën Koncesionare, transmeton Telegrafi.
Tutje në njoftimin thuhet se, aktualisht, shoqëria koncesionare, në zbatim të Kontratës së Koncesionit dhe normave ligjore në fuqi po realizon montimin dhe konfigurimin e peshoreve elektronike.
“Peshoret do të shërbejnë për monitorimin e automjeteve të rënda (nëse janë brenda normave të parashikuara në ligj ose jo). Qëllimi i këtyre pajisjeve është mbrojtja e elementëve rrugorë (shtresat e rrugës, veprat e artit, urat etj.) nga dëmtimet e mundshme që vijnë si pasojë e ngarkimit të mjeteve të rënda jashtë normave të lejuara”, thuhet në njoftim./Telegrafi/