Site icon Telegrafi

Nuk do të ketë rritje, Qeveria e Maqedonisë i ngrinë çmimet për produktet bazë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’i ngrijë çmimet e mallrave bazë, ashtu siç ishin kur coronavirusi u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Procedura për ngrirjen e çmimeve do të zbatohet vetëm për produktet për të cilat ka dëshmi të rritjes së faturave hyrëse. Me këtë vendim do të ngrihen ushqimet themelore siç janë: buka, kripa, vaji, qumështi dhe produktet e qumështit, vezët, mielli, mishi, makaronat, ilaçet dhe dezinfektuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga qeveria, vendimi është miratuar me qëllim që të mos keqpërdoret gjendja momentale në treg dhe të mbrohen konsumatorët në kushte kur janë rritur kërkesat për këto produkte, si pasojë e përhapjes së coronavirusit.

Në seancën qeveritare është propozuar të vendoset ndalesë për eksport të grurit dhe miellit të grurit në të gjitha vendet, në një kohë të pacaktuar.

Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Administrata Doganore janë të detyruara të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e kësaj mase./Telegrafi/

Exit mobile version