Nuk do të ketë rivotime për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në asnjë vendvotim. Gjykata Administrative ka refuzuar gjitha paditë e dorëzuara nga OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët, TMRO dhe E Majta.
Një nga vendimet e KSHZ-së për një vendvotim në Saraj e anuloi, ndërsa padinë e partisë e refuzoi me përfundimin e se numërimi është bërë sipas rregullave ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Presim vendimet të cilat janë përgatitur dhe pastaj të përgatisim raport nga shërbimet, që i njëjti të mund të rishikohet dhe të vërtetojmë rezultatet përfundimtare në komunat ku rezultatet nuk ishin përfundimtare për shkak të dorëzimit të ankesave”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
Në 45 komuna dhe Bashkinë e Shkupit kryetarët janë zgjedhur në rrethin e parë, ndërsa të dielën (29 tetor) do të votohet në 35 komuna të cilët kanë shkuar në balotazh./Telegrafi/