Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” do të ndryshojë aktivitetet e saj nga tani e tutje, nuk do të shprehet vetëm përmes protestave, por edhe përmes betejës ligjore, njoftuan sot në një konferencë për shtyp drejtuesit e kësaj nisme, Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marshimet e protestave që deri më tani i kanë zhvilluar, do të reduktohen.
Ata njoftuan dorëzimin e një nisme për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Talat Xhaferi si drejtuesi i ri i parlamentit.
“Për Maqedoni të përbashkët” organizuan protestë më 27 prill, kur turma u fut në Kuvend dhe rrahu deputetët dhe gazetarët. /Telegrafi/