Projekt-rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës është në procedurat e fundit për tu votuar në lexim të dytë por nuk po gjen përkrahjen e shumicës parlamentare.
Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës duke përmendur risitë e rregullores e sheh të domosdoshme përfshirjen e sanksionimit të deputetëve që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit.
Por kjo nuk është përkrahur nga deputetët punues për rregulloren e re.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, konsideron se ndëshkimi i mospjesëmarrjes së deputetëve në punimet e seancës nuk është përkrahur nga vetë deputetët, raporton rtv21.depu
Partia e saj nuk do t’i jap votën pro nëse nuk përfshihen amandamentet e propozuara.
Ndërsa zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion nga radhët e PDK’së, Hajdar Beqa, i bën thirrje opozitës që të votojë pro rregullores të re të Kuvendit.
Për të kaluar edhe në lexim të dytë rregullorja e re e Kuvendit në votim duhet të marrin pjesë 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.