DHP Maqedoni do të ketë për detyrë të mbledh të gjitha të dhënat për të hyrat e realizuara të personave fizikë dhe në formë kompjuterike t’i paraqes. Çdo qytetarë do të ketë Fjalëkalim përmes së cilës do të mund të hyjë në kërkesën e dorëzuar nga DHP dhe të konfirmojë të dhënat e veta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse vërehet se në aplikim nuk janë vendosur ndonjë nga të hyrat e realizuara, të njëjtat do të mund vetë t’i ngarkojë.
”Kjo do të thotë se DHP do të propozojë aplikim vjetor të të hyrave në formë elektronike e cila do të thirret para përmbushjes që të mund qytetari të konfirmojë të dhënat. Bëhet fjalë për përmirësim të sistemit, e cila do të ndihmojë për uljen e tollovisë te sportelet. Nëse kjo do të funksionojë mirë, do të ndihmojë edhe për rritjen e të ardhurave në buxhet sipas kësaj baze’, tha Pavle Gacov, analist ekonomik.
Gacov, vlerëson se, me mënyrën e re të aplikimit të të ardhurave të realizuara, nuk do të hapet hapësirë për manipulime. Ai më tej shton, sistemi i ri të jetë mirë i ndërtuar dhe të ketë kapacitet të shërbejë mbi 300 mijë qytetarë, të cilët kanë detyrime të dërëzojnë të ardhura vjetore të realizuara. Sistemi i ri, pritet që të fillojë të punojë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/