Telegrafi

Nuk do të besoni se në cilën pozitë ishte Juventusi në xhiron e 10-të

Juventusi ka arritur të shpallet kampion i Italisë tri javë pa mbaruar kampionati.

Bardhëezinjtë kanë bërë një ecuri të jashtëzakonshme deri më tani duke bërë 25 ndeshje pa humbje, nga to 24 fitore dhe një barazim.

Juventusi me 28 tetor pas humbjes nga Sassuolo në xhiron e 10-të ishte në pozitën e 12-të me 12 pikë.

Në atë kohë Roma ishte në vendin e parë, Napoli i dyti, Fiorentina e treta e Interi i katërti.

Juventus është shpallur për të pestën herë me radhë kampion të Italisë. /Telegrafi/