Telegrafi

Nuk do të besoni ku ka përfunduar Tata Martino (Video/Foto)

Skuadra e re e Tata Martinos do t’ju befasojë. Ai ka nënshkruar për skuadrën e sapoformuar, Atlanta United.

Tashmë është zyrtare. Atlanta United FC ka emëruar trajnerin e parë historik të saj dhe ai është Tata Martino.

Pas shumë spekulimeve, Atlanta United, që do të luajë sezonin e ardhshëm në MLS nga viti 2017, ka bërë zyrtare se ish trajneri i Argjentinës dhe Barcelonës, Gerardo ‘Tata’ Martino, do të jetë trajner i tyre.

Klubi amerikan e ka zyrtarizuar trajnerin dhe punën do ta fillojë vitin e ardhshëm

“Është ditë historike për klubin tonë”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Jam shumë i lumtur që janë pjesë e Atlanta United si trajneri i parë në histori”, ka thënë Martino.

“Është kohë emocionuese për MLS dhe ne do të shikojmë që të bëjmë një ekip të mirë”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/