Skuadra e re e Tata Martinos do t’ju befasojë. Ai ka nënshkruar për skuadrën e sapoformuar, Atlanta United.
Tashmë është zyrtare. Atlanta United FC ka emëruar trajnerin e parë historik të saj dhe ai është Tata Martino.
Pas shumë spekulimeve, Atlanta United, që do të luajë sezonin e ardhshëm në MLS nga viti 2017, ka bërë zyrtare se ish trajneri i Argjentinës dhe Barcelonës, Gerardo ‘Tata’ Martino, do të jetë trajner i tyre.
“Është ditë historike për klubin tonë”, thuhet në komunikatën e klubit.
“Jam shumë i lumtur që janë pjesë e Atlanta United si trajneri i parë në histori”, ka thënë Martino.
“Është kohë emocionuese për MLS dhe ne do të shikojmë që të bëjmë një ekip të mirë”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/
https://twitter.com/ATLUTD/status/780776348402843648