E moshuara nga Pulla e Kroacisë, është dukur si një yll filmi pas grimit dhe konturimit që i ka bërë mbesa.
Teknika që ka përdorur Tea Flego, ka bërë që gjyshja Livia të ketë një dukje shumë më të re, transmeton Telegrafi.
Madje, fotografia e 80-vjeçares pas intervenimit me grim, ka bërë xhiro në rrjete sociale, duke marrë pëlqime të shumta si dhe lëvdata nga blogerët e grimit.
“Kjo më së miri tregon, se vitet janë vetëm numra”, është një nga komentet e shumta lidhur me gjyshen e rinuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=utUyBHhM0Pg