Ekspertët e deminimit janë thirrur gjatë kësaj jave në një mision të pazakontë në Gjermani – për të deminuar një lodër seksi (vibrator).
Në një vend ku vazhdon të ketë bomba të pashpërthyera që nga Lufta e Dytë Botërore, ekipet e deminimit janë gjithmonë në gjendje gatishmërie, transmeton Telegrafi.
Gjatë të martës, ekipet e deminimit i janë përgjigjur me urgjencë një telefonate që është bërë nga qyteti Halberstadt, ku një punonjës kishte ndezur alarmin pasi kishte dëgjuar një tingull të çuditshëm që po vinte nga një shportë e mbeturinave në banjat e meshkujve.
Ata menjëherë rrethuan ndërtesat dhe zyrat përreth duke evakuuar gjithë punonjësit, derisa rrugët ishin bllokuar për orë të tëra.
Dhe derisa ekipet e deminimit kishin hapur me kujdes shportën e mbeturinave, kuptuan se bëhet fjalë për një lodër seksi (vibrator) të cilën dikush e kishte gjuajtur. /Telegrafi/