Site icon Telegrafi

Nuk do ta përdorni më maskarën! Një truk si t’i bëni të duken më të dendur qerpikët

pexels

Disa preparate me vite të tëra i përdorim, madje edhe për punë të ndryshme në shtëpi, por nuk e dimë sa mund të jenë të dobishme në kujdesin e përditshëm të fytyrës

Një ndër përbërësit e tillë është edhe vazelina. Ajo tashmë me vite përdoret në pastrimin e shtëpisë, mirëmbajtjen e shtëpisë, si edhe në industrinë e bukurisë.

Jacqueline Kilikita ka ndarë në TikTok një këshillë të mirë me të cilën ka ngazëllyer të gjitha. Domethënë, qerpikë të dendur mund të keni edhe pa aplikimin e maskarës.

Do të keni nevojë vetëm për vazelinë dhe mbështjellësin e qerpikëve, transmeton Telegrafi.

E gjitha që duhet të bëni është që të aplikoni vazelinë në mbështjellës të qerpikëve dhe derisa të mbani mbështjellësin, me brushë krihni qerpikët nga lart.

E mira e trukut është se vazelina hiqet lehtë, madje edhe më e lehtë se grimi.

Përdoruesit e Tik Tok provuan menjëherë trukun dhe pretendojnë se qerpikët e tyre duken më të errët dhe më të trashë, ndërsa efekti i kaçurrelave zgjat për disa orë.

Disa e kanë deklaruar trukun aq të përshtatshëm saqë janë zotuar të mos përdorin më kurrë bojë për vetulla.

Shikoni video tutorialin:

#vaselinelashlift #lashlift #beautyhacks #vaselinelashes ♬ Honeypie – JAWNY

/Telegrafi/

Exit mobile version