Telegrafi

Nuk do ta besoni se sa herë ka gjuajtur Reali drejt portës së Romës

Real Madridi ka thyer rekordin e tyre që ishte vënë këtë edicion të LK-së duke gjuajtur drejt portës së kundërshtarit plotë 37 herë.

‘Mbretërit’ kanë shënuar sonte fitore me rezultat 2-0 kundër Romës dhe kanë kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Por ajo që e bënë të bukur këtë kualifikim është se Real Madridi ka thyer një rekord të Ligës së Kampionëve.

Djelmoshat e Zinedine Zidanes kanë gjuajtur drejt portës hiq më pak se 37 herë. Askush deri më tani nuk ka arritur të gjuajë më shumë në portë se kjo skuadër.

Ata kanë thyer rekordin e vendosur nga vetë ata këtë sezon të Ligës së Kampionëve kundër Malmos. /Telegrafi/