Telegrafi

Nuk do ta besoni se nga kush është këshilluar CR7 te gjuajta e lirë (Foto)

Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 3-0 ndaj Wolfsburgut.

Të tre golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo, ndërsa goli i tretë i cili ishte edhe vendimtar erdhi nga gjuajta e lirë.

Ylli portugez ishte këshilluar nga Keylor Navas, i cili kishte vrapuar nga porta e tij deri ta ajo kundërshtare vetëm që të këshillon CR7.

Por, në fund mundi i Navas u shpagua pasi Ronaldo shënoi dhe kualifikoi Realin në gjysmëfinale.

“Keylor me tha që të vrapoj më ngadalë përpara se të bëj goditjen dhe se kështu nuk do të dështoja”, tregoi Ronaldo pas ndeshjes. /Telegrafi/