Site icon Telegrafi

Nuk do ta besoni sa kushton 11-shja e Sevillas (Foto)

Sevilla njihet si ekip që lufton zakonisht për trofe në Kupën e Spanjës dhe Ligën e Evropës.

Por, sukseset e Sevillas që ka disa vite që është konkurrent serioz në garat të nivelit sekondar për nga rëndësia – nuk do të thotë që ata automatikisht të jenë edhe multi milionerë.

Sevilla njihet si klub që ka shpenzuar mençur në afatin kalimtar, duke realizuar gjithnjë miks mes lojtarëve të rinj të ardhura nga Amerika Latine dhe nga akademitë e klubeve spanjolle, dhe lojtarëve me përvojë të cilët transferohen në parimin “loë cost” (çmim të ulët) dhe në kontrata njëvjeçare.

Ky miks sigurisht se ka rezultuar i sukseshëm për klubin, pasi që pos që janë eliminuar shpenzimet e mëdha, klubi i Sevillas ka qenë gjithmonë pretendent – shembull konkret në Europa League, e madje ka marrë pjesë edhe sezonin e fundit në Ligën e Kampionëve, shkruan Telegrafi.

Një krahasim interesant se sa mrekullueshëm menaxhohet ekipi i Sevillas e dëshmon fakti se andaluzianët shitën pak vite më parë te Barcelona lojtarin e tyre më të mirë në histori, Dani Alves për një shumë prej 26.6 milionë funtesh.

Sot, formacioni i Sevillas ka vlerë hiç më të madhe se sa 22.4 milionë funte.

Kjo flet më së miri se sa mirë Sevilla di të mbajë pozitivë bilancet financiare dhe gjithmonë të jetë në një nivel të lartë në aspektin sportiv.

Andaj, Liverpooli sonte në duelin e madh final të Europa League ka punë me një ekip për plot me pasion dhe me tifozë të flaktë, të cilët jetojnë për futbolin më shumë se sa për paratë që i sjellë futbolli. /Telegrafi/

Exit mobile version