Telegrafi

Nuk do ta besoni sa ka shpenzuar Amerika në makinerinë ushtarake

Që nga sulmet terroriste në Nju Jork dhe Pentangon në vitin 2001, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar rreth dy miliardë dollarë për veprime të ndryshme kundër terrorizmit dhe “regjimeve armiqësore”.

Nga frika se terrorizmi mund të prek sërish Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane ka krijuar Komandën e Operacioneve Speciale (SOCOM), e cila ka rreth 60.000 ushtarë, transmeton Telegrafi.

Ata merren me gjitha llojet e punëve, nga puna e inteligjencës dhe misionet politike e deri tek operacionet në terren.

Se sa e efektshme është kjo njësi në misionet e saj, mund të shihet dhe krahasohet me ish politikën koloniale të Britanisë së Madhe, e cila kishte në numër të njëjtë njerëz në polici dhe forcat ushtarake në të gjithë kolonitë. /Telegrafi/