Telegrafi

Nuk do ta besoni dënimin për katër të nominuarit në reality show Kooperativa

Katër të nominuarit në reality show Kooperativa duket se do të kenë kohë të vështirë në punishten e shtëpisë.

Kooperativa që është një reality show unik i llojit të vet për qëllime humanitare, ka mision ndërtimin e një shtëpije për një familje në nevojë.

Dhe, pas mos respektimit të rregullave dhe numrit të vogël të votave, katër banorët e nominuar, Albani, Migjeni, Egzoni dhe Lulzimi janë dënuar që të ruajnë punishten e shtëpisë për 24 orë.

Mbetet të shihet si do t’ia dalin katër të nominuarit të ruajnë gjithë punishten, kur dihet se aty ka aparaturë të shtrenjtë nga ndërtuesi Princesha Construction dhe vet banorët kanë raporte jo të mira mes vete.

Kujtojmë se Migjeni u çua në nominim direkt pas thyerjes së rregullave elementare të shtëpisë. /Telegrafi/