Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe (92), për pak sa nuk e kishte rrahur një gazetar të televizionit publik, i cili kishte marrë guximin ta pyes se kur do të dalë në pension.
“Dëshiron që me një goditje të shtrijë për tokë, dhe atëherë ta kuptosh që në këtë vend unë vazhdoj të komandoj”, ishin fjalët kërcënues të Mugabe drejtuar gazetarit, transmeton Telegrafi.
Sipas AFP, udhëheqësi i këtij vendi në Afrikën Jugore është i njohur për deklarata kërcënuese, të stilit të boksierëve para dueleve.
Ai kësaj radhe kishte reaguar ashpër ndaj gazetarit gjatë një interviste, kur është pyetur nëse planifikon të dalë në pension dhe kush do të mund të ishte pasardhësi i tij në detyrë.
“Pse të ketë pasardhës, kur unë jam këtu? Pse në fakt dëshiron një pasardhës”, i është drejtuar Mugabe gazetarit gjatë intervistës së transmetuar mbrëmë.
Robert Mugabe është në krye të Zimbabvesë që nga themelimit i këtij vendi në vitin 1980, vend ky i sunduar dikur nga të bardhët.
Flitet se bashkëshortja e tij, politikania ambicioze Grace po përgatitet të jetë pasardhëse e tij në pozitën e të parit të vendit. /Telegrafi/