Telegrafi

Nuk shkoi në orën e gjuhës mandarine, nëna e lidh me zinxhir për shtylle elektrike (Foto)

Një nënë e pashpirt ka lidhur të bijën e saj me zinxhirë për një shtylle elektrike, si shenjë ndëshkimi që nuk kishte ndjekur lëndën e gjuhës mandarine.

Disa fotografi të postuara në internet, shihet vajza tetëvjeçarja duke qarë e lidhur me zinxhirë në shtyllën elektrike, transmeton Telegrafi.

Emri i vajzës së vogël nuk është zbuluar, por fytyra e saj në fotografitë e shkrepura flet se ajo ishte shumë e mërzitur derisa qëndronte e lidhur pranë një parkingu në Kuala Lumpur të Malajzi.

Kalimtarët e rastit kishin dëgjuar vajzën duke qarë të cilët menjëherë kishin njoftuar autoritetet.

Ajo u kishte thënë policëve se nëna e saj 30-vjeçe e kishte ndëshkuar pasi nuk kishte ndjekur lëndën e gjuhës mandarine. /Telegrafi/