Ecuria mbresëlënëse golashënuese e Cristiano Ronaldos u ndërpre të mërkurën, mirëpo ai ka arritur sërish të vë një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores së Real Madridit kundër Bayern Munichut (2-1), superylli portugez tash ka arritur më shumë fitore në garën më të madhe evropiane se cilido lojtar tjetër.
96 – Cristiano Ronaldo has now won 96 Champions League games, more than any other player. Triumphant. pic.twitter.com/aSk36GOb8C
— OptaJohan (@OptaJohan) April 25, 2018
Joshua Kimmich krijoi epërsi për bavarezët, mirëpo me golat e Marcelos dhe Marco Asensios, skuadra spanjolle përmbysi gjithçka për ta fituar ndeshjen.
33-vjeçari CR7 numëron 96 fitore në Ligën e Kampionëve dhe e ka kaluar portierin legjendar të Los Blancos, Iker Casillas.
Një rekord ekipor e ka vënë edhe Real Madridi duke e regjistruar fitoren e 150-të në Ligën e Kampionëve dhe është skuadra e vetme që e ka arritur këtë shifër.
150 – Real Madrid have won 150 Champions League matches, becoming the first team to reach this milestone in the competition's history. Advantage. pic.twitter.com/qAaefbjMlZ
— OptaJoe (@OptaJoe) April 25, 2018
Ronaldo dhe Los Blancos do të përpiqen t’i shtojnë rekordet e tyre edhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale që zhvillohet të martën (1 maj) në Santiago Bernabeu.
Për më shumë, Mbretërit janë në kërkim të finales së tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, pas dy fitoreve në dy edicionet e kaluara. /Telegrafi/