Telegrafi

Nuk riparohen pasojat e vërshimeve në rajonin e Tetovës (Video)

Pasojat nga vërshimet e tre viteve më parë në shumë fshatra të Tetovës, si Poroj, Shipkovicë e Reçicë të Vogël, banorët po i ndjejnë edhe sot e kësaj dite. Autoritetet përkatëse deri më sot vetëm kanë premtuar, por jo dhe realizuar premtimet e tyre. Banorët e fshatrave në fjalë përshëndesin ndihmën që kohë më parë Qeveria e Maqedonisë i ndau shtetit shqiptarë për pasojat nga vërshimet, megjithatë thonë se është absurde që të mos ndërmerr as edhe një hap për riparimin e dëmeve të para tre viteve, për qytetarët e saj.

Kemi mbet veç me premtime se me punë s’ka suksese këtu”.

Nuk e di besomë, me veturë as mund të hypësh lart e as të zbresësh ka kjo rrugë. Po kanë premtuar, kanë premtuar boll, ishalla do e bëjnë”.

Rrugën një herë shiheni sa e papastër është, se për tu regullua ka nevojë çdo gjë, shiheni ku i lejnë makinat. Vetëm e prishin se për ta ndreq askush. Veturat i prishëm, këmbësorët s’mund të udhëtojnë, shprehen banorët.

Ndërkohë nga sektori për rrugë dhe tokë ndërtimore i komunës së Tetovës për ngecjen arsyetohen me kushtet atmosferike dhe disa çështjeve teknike.

Është në fazën përfundimtare kompletimi i dokumentacionit. Komuna e Tetovës, sektori për veprimtari komunale kanë përfunduar gjitha punët por, shkaku i disa pengesave teknike dhe kushteve atmosferike punët ende nuk kanë filluar. Vitin e ardhshëm është nga punët me prioritet që ka komuna- premtoj Arsim Nuredini, shef i sektorit për veprimtari komunale.

Kjo rrugë që shihni në këtë gjendje, e lënë që para tre vitesh nga vërshimet nuk është dëmi i vetëm që ka mbetur pa u sanuar këtu në Tetovë nga vërshimet e para tri viteve dhe ato të vitit të kaluar. Ka të këtilla edhe në Puroj, Shipkovicë dhe në pjesën lidhëse të Brodecit./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=K2JtoKG9s34