Një punëtor i një çerdhe në Fushë Kosovë, dyshohet se është prekur me COVID-19, pasi kishte pasur kontakt me një person nga Vushtrria i cili tashmë ka rezultuar pozitiv.
Në një njoftim nga Komuna e Fushë Kosovës thuhet se çerdhja “Gëzimi Ynë”, për këtë arsye nuk do të ripahet edhe për një kohë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës:
Institucioni Edukativ, Arsimorë, Parashkollorë “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.
Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë.
Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë”
Faleminderit për mirëkuptim! /Telegrafi/