Telegrafi

Nuk respektuan orarin e kufizimit të lëvizjes, policia ndalon dy persona në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndaluar dy persona në Prizren, të cilët nuk respektuan orarin e kufizimit të lëvizjes shkaku i pandemisë COVID-19.

“Prizren 10.07.2020 – 21:50. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti po lëvizte jashtë orarit të lejuar për lëvizje. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 10.07.2020 – 22:00. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti po lëvizte jashtë orarit të lejuar për lëvizje. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/