Site icon Telegrafi

Nuk respektuan masat kundër pandemisë së COVID-19, autoritetet nigeriane demolojnë dy hotele

Dy hotele në Nigeri janë demoluar plotësisht nga autoritetet, pasi që siç raporton BBC nuk ishin respektuar rregullat e vëna që ua bënte të qartë pronarëve, se duhet t’i mbyllin lokalet në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Menaxherët e hoteleve janë arrestuar, megjithatë vëllai i njërit prej tyre këmbëngulte se kanë respektuar rregullat që janë vënë nga qeveria në luftimin e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se vendimi për demolimin e hoteleve ishte marrë nga brenga e madhe se brenda tij kishte pasur njerëz që janë infektuar me coronavirus, tregues ky që hoteli ka qëndruar i hapur në kohën kur të gjitha bizneset janë urdhëruar të mbyllen për ta luftuar COVID-19.

Në Nigeri që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit janë konfirmuar më shumë se 4,300 raste, por me vënien e masave kufizuese në fund të marsit, numri i të infektuarve filloi të bie – duke dhënë rezultate pozitive. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version