Policia franceze po luan rol kyç në kohën kur i tërë vendi është bllokuar si preventivë ndaj përhapjes së coronavirusit, megjithatë ka pasur shumë ankesa nga qytetarët për sjelljet e tyre të dhunshme ndaj qytetarëve që nuk po i respektojnë masat e kufizimit të lëvizjes.
Ata janë vënë në vijën e parë të frontit kundër luftës me COVID-19, dhe të gjithë ata që nuk respektojnë masat e vëna nga qeveria do të dënohen me 150 euro – me një fjalë ata që kapen nëpër rrugë pa leje që e dëshmon pse kanë dalë, do të dënohen, transmeton Telegrafi.
Por një seri e videove të postuara në internet, shfaqin zyrtarët policorë duke thyer rregullat shëndetësore duke qëndruar afër njëri-tjetrit dhe shumë pak prej tyre po bartnin maska mbrojtëse. Madje në disa raste ata shihen duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.
https://twitter.com/TaoualitAmar/status/1240233382916825090
Por, Benoit Baret nga policia franceze ka bërë të ditur se kolegët e tij janë baba, nëna e vëllezër, dhe se sipas tij “ata kanë të drejtë të jenë policë – por jo edhe shpërndarës të virusit”, duke aluduar në atë që të përdorin masa mbrojtëse.
Një video shfaq policët duke e goditur me shqelm një qytetar që kishte shkelur masat e kufizimit, e një pamje tjetër shfaq persona të përplasur dhe shtrirë në tokë nga policia.
L’unité nationale se porte bien.
https://t.co/Cix3qga338— Taha Bouhafs (@T_Bouhafs) March 19, 2020
Shumë qytetarë janë të mendimit se forcat e rendit po tejkalojnë kompetencat duke përdorur pa nevojë forcë të tepruar. /Telegrafi/