Një gjykatës në Brazil ka urdhëruar Presidentin, Jair Bolsonaro, të bartë një maskë mbrojtëse, kur ai ndodhet në hapësira publike – kryesisht në kryeqytetin Brasilia dhe në rajonin përreth.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Presidenti i ekstremit të djathtë është kritikuar vazhdimisht për mos-respektimin e masave ndaj coronavirusit, pasi gjatë fillimit të pandemisë e krahasoi sëmundjen me një grip të zakonshëm.
Bolsonaro është shfaqur gjatë gjithë kohës pa maskë në publik, ndërsa edhe nuk respektonte masat e distancimit shoqëror.
Në një tubim, ai u filmua duke u kollitur pa e mbuluar gojën, dhe në një rast tjetër u kap duke teshtitur në dorë dhe menjëherë pas kësaj ia shtrëngoi dorën një gruaje të moshuar. /Telegrafi/