Telegrafi

Nuk respekton ndalesën, zbret kodrës së rrezikshme së bashku me fëmijë (Foto)

Kritika të shumta janë drejtuar për një nënë të paemëruar, e cila ka zbritur së bashku me fëmijë, nëpër kodrën që ndodhet në Norfolk të Anglisë.

Në atë pjesë janë vendosur shumë ndalesa dhe shenja, që tregojnë se kjo faqemali shembet tërë kohën dhe mund të shkaktojë pasoja të mëdha, transmeton Telegrafi.

Zbret së bashku me fëmijë nëpër kodrën e rrezikshme

Megjithatë, gruaja ka kaluar në atë pjesë, madje edhe duke mos ia mbajtur dorën fëmijës, meqenëse shtegu ishte i ngushtë dhe nuk mund të kalonin së bashku.

“Vetëm njëherë të rrëshqet këmba dhe lëndon rëndë fëmijën. Gjest shumë i gabuar nga një nënë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/