Pavarësisht vendimeve për luftimin e pandemisë COVID-19, disa qytetarë po vazhdojnë mos t’u binden masave.
Policia në raportin 24 orësh ka raportuar për dy raste ku persona të infektuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë shëtitur në qytet.
Njëri rast ka ndodhur në Lipjan, kurse tjetri në Vushtrri.
Në Lipjan i dyshuari mashkull i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 nuk kishte respektuar vendimin për vetë izolim dhe kishte dalë në qytet.
Njëjtë ka ndodhur edhe me një vushtrrias. Ky i fundit ka rrezikuar të tjerët, dhe duke qenë i infektuar ka dalë nga shtëpia e tij.
“Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri, 11.08-2020-19:10. I dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 nuk kishte respektuar vendimin për vet-izolim dhe kishte dalë “, thuhet në raportin e policisë.
Ndaj dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/