Federata Austriake e Futbollit ka merr një masë drastike, duke e dënuar klubin e Bundesligës, LASK Linz.
LASK Linzit i janë hequr 12 pikë nga klasifikimi i sezonit të rregullt dhe është gjobitur 75 mijë euro.
Kjo pasi klubi nuk ka respektuar normat e protokollit për rinisjen e stërvitjeve, duke kaluar direkt tek ato kolektivet, madje duke zhvilluar edhe ndeshje brenda grupit.
Nga 54 pikë që kishte në përfundim të sezonit të rregullt, tani LASK Linzi ka 42, gjashtë më pak se RB Salsburgu.
Federata nuk e ka zyrtarizuar vendimin, por e ka bërë vetë klubi i LASK-ut, që lajmëroi gjithashtu se do ta apelonte vendimin.
Rregullorja e play off-it parashikon përgjysmimin e pikëve të pjesëmarrësve në këtë fazë.
Pra, Salsburgu do të jetë në krye me 24 pikë, ndërsa LASK Linzi ndjek me 21 pikë. /Telegrafi/