Site icon Telegrafi

Nuk i respektoi rregullat anti COVID-19, autoritetet amerikane ia mbyllin restorantin “Salt Bae”

Nusret Gokce, muajin e kaluar e ka hapur restorantin më të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kuzhinieri i famshëm turk, i njohur më mirë si Salt Bae, ka hapur pikën më të re të restoranteve në Boston, raporton CNN.

Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar mirë pasi që autoritetet amerikane i kanë mbyllur biznesin për mos respektim të standardeve shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Bordi i Licencimit të Bostonit urdhëroi turkun ta mbyll sipërmarrjen e re për mosrespektimin e standardeve të sigurisë publike të COVID-19.

Shkeljet e renditura në faqen e internetit të qytetit përfshinin klientët dhe punonjësit që nuk mbanin maska, së bashku me bllokimin e pjesës urgjente kundër zjarrit.

Ndryshe, ai u bë i famshëm në rrjetet sociale për talentin e prerjes së mishit dhe kripjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version