Site icon Telegrafi

Nuk i respektoi masat anti-COVID, senatores amerikane i ndalohet fluturimi me aeroplan

Alaska Airlines nuk do të lejojë të fluturojë me ata një senatore amerikane për refuzimin e respektimit të rregullave të maskës së fytyrës gjatë udhëtimit.

Gjatë fundjavës, një zëdhënës i Alaska Airlines konfirmoi se senatores republikane, Lora Reinbold, i është ndaluar të fluturojë me transportuesin pasi refuzojë të ndjek rregullat e vendosjes së maskës në fytyrë.

“Ne e kemi njoftuar senatoren Lora Reinbold se ajo nuk lejohet të fluturojë me ne për refuzimin e saj të vazhdueshëm që të pajtohet me udhëzimet e punonjësve në lidhje me politikën aktuale të maskave”, tha zëdhënësi Tim Thompson dhe konfirmoi të njëjtën gjë për Fox News. “Ky pezullim është efektiv menjëherë, në pritje të shqyrtimit të mëtejshëm”, shtoi ai.

“Ligji federal kërkon që të gjithë mysafirët të mbajnë një maskë në hundë dhe gojë gjatë gjithë kohës së udhëtimit”, shpjegoi Thompson.

Tashmë shumë video janë publikuar në rrjetet sociale teksa shihet Reinbold duke debatuar me stafin e Alaska Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Junaus rreth protokollit PPE. /Telegrafi/

https://twitter.com/nonahamhead/status/1366217670580867072

Exit mobile version