Site icon Telegrafi

Nuk respektohen procedurat e Ligjit për të huajt

Qytetarë të shumtë po ankohen se kanë probleme me marrjen e shtetësisë. Sipas tyre. Ministria e Punëve të Brendshme ka vënë procedura burokratike për këtë.

Por, në Divizionin për shtetësi në këtë ministri mohojnë se ka proceduar të tilla, duke thënë se nuk po respektohen procedurat e ligjit për të huajt gjë që, sipas tyre, të njëjtat i kërkon edhe ligji për shtetësi.

“Rasti i ankesave për marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës nuk ka procedura burokratike, por ka procedura ligjore për të cilat ne jemi të angazhuar maksimalisht që t’i respektojmë. Rastet e tilla janë kryesisht te palët që pretendojnë se jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe qëndrimi i tyre nuk është në përputhje me ligjin për të huajt. Pra, qëndrimi i tyre nuk konsiderohet qëndrim legjitim”, ka thënë Liridon Neziri nga kjo Ministri. /RTV21/

Exit mobile version