Site icon Telegrafi

Nuk respektohen masat antiCOVID-19, radhë të gjata të njerëzve në Qendrën e Testimit për patentë shoferë

Sot në orët e mëngjesit, janë parë radhë të gjata të njerëzve në Qendrën e Testimit për patentë shoferë në Prishtinë, përkundër thirrjeve të shumta nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për respektimin e masave antiCOVID-19.

Telegrafi ka arritur të siguroj fotografi dhe video incizim ku shihen radhë të gjata të njerëzve dhe nuk mbahet distanca.

Në fund të muajit gusht është miratuar Ligji për Pandeminë, i cili ligj obligon të gjithë banorët e Republikës së Kosovës t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe obligohen institucionet punëdhënëse të krijojnë kushte që në mjedise pune kjo distancë të aplikohet. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version