Telegrafi

Nuk raportohet për dëme në Kosovë, drejtori i Institutit Sizmologjik thotë se do të ketë sërish lëkundje të tokës në Shqipëri

Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të rihterit që goditi Shqipërinë sot, është ndjerë edhe në Kosovë.

Deri më tani nga ky tërmet në Kosovë nuk është raportuar për dëme materiale e as viktima. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Lexo po ashtu Instituti Sizmologjik jep detaje rreth tërmetit, drejtori Mustafa thotë se nuk ka vend për panik në Kosovë

“Deri më tani nuk kemi informata për dëme apo viktima në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ndërkaq ka bërë të ditur se do të ketë sërish lëkundje të tokës por me intensitet më të ulët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri

“Do të ketë sërish goditje por më intensitet më të ulët. Pra po flasim për Shqipërinë, tashmë perimetri është rritur dhe lëkundjet e tokës do të ketë së paku edhe për 6 muaj”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/