Site icon Telegrafi

Nuk i punonte karroca elektrike, sherifi amerikan shtyn të moshuarën deri në shtëpi (Video)

Një sherif policie ka shtyrë deri në shtëpi një të moshuar që nuk i punonte karroca elektrike me rrota.

Ndërsa po ecte, gruas iu mbarua energjia elektrike e karriges në mes të rrugës Lancaster. Dhe në ndihmë i erdhi një sherifi në Los Angeles.

Sherifi mori njotim në lidhje me rrezikun e krijimit të një trafiku gjatë patrullimit, dhe u nis së bashku me një koleg në vendngjarje.

Kur Chapman dhe Montanez mbërritën, ata gjetën karrigen me rrota në mes të rrugës dhe një grua të moshuar të ulur në të.

Ndërsa tentuan ta dërgonin në shtëpi me makinë, karrigia nuk futej në automjet pasi ishte shumë e madhe dhe nuk mund të palosej.

Ndaj Montanez vendosi të shtyjë karrigen deri në shtëpinë e gruas, e cila ishte rreth 1 milje larg. /oranews/

 

Exit mobile version