Telegrafi

Nuk punoi aparati biometrik, votimi nuk filloi në kohë në një vendvotim në Butel të Shkupit

Aparatet biometrike, të cilat për herë të parë po përdoren në Maqedoninë e Veriut për të identifikuar votuesit, po bëhen pengesë për nisjen në kohë të procesit të votimit.

Kështu, në vendvotimin numër 2919/1 në shkollën fillore “Petar Zdravskovski – Penko” në Butel nuk punon aparati biometrik dhe procesi i votimit nuk ka filluar në orën 07:00, por me 30 minuta vonesë.

Priten llambat UV që të fillojë votimi sipas procedurës së vjetër, ku votuesit janë identifikuar në mënyrë manuale.