Tuna mbrëmë ka publikuar këngën më të re bashkë me videoklip me titull “Dy tima”.
Në orët e para të publikimit edhepse ka marrë më shumë “like” se “dislike”, në proporcion me liket (551), 198 dislike janë gati gjysma e atyre që e pëlqyen projektin e ri, raporton Lajmi.
Duke e parë këtë gjë, Tuna e ka bllokuar butonin “like” dhe “dislike” dhe tashmë nuk mund të shihet sa persona e kanë pëlqyer e sa jo.
15 orë nga publikimi kënga ende nuk ka arritur shifrën e 100 mijë klikimeve, që është shumë pak në krahasim me karrierën që ka Tuna deri më tani.